Sa të dua e të çmoj, ty o verë
Je e ngjashme me aromën femrave,
me shijen e prekjen e tyre
Në ty gjej shumë vlerë e nder
Je si lulja me shumë nektar dhe erë
Si në çdo stinë, ashtu edhe në pranverë…
Je e ke shumë aromë, ku më jep jetë e shëndet
Me pijen e shijen, që e ke shumë të mirë
Kur të mbushi ty plotësisht në një gote
Shpirtërisht ndihem më i dëlirë, edhe shumë më i ç’lirë
Kur unë kam me kë të rri, dhe provoj me të pi
Si një rob jo i zanë, apo i burgosur kot nuk rri
Çofsh e bardhë ti, apo çoftë e kuqe ajo
Ngjyra s'ka e s’do të ketë fare rëndësi
Qoftë në ahengje, restorante, dasma e ditëlindje...
Si për pleq edhe për plaka; për të reja dhe për të ri
"ke ndjesinë e një dhëndri, dhe nuseje me kurorë”
Si në Kosovë, ashtu edhe n'Shqipëri...
Ke aromën e hardhisë, me të gëzuarat e shtëpisë
Me cingërima, shije, prekje e me shumë dashuri…
Po e mbushja një të dytën gote
Do ta mbushja edhe të tretën, të katërtën..
Të dedikuar, mbushur e zbrazur, vetëm për ty
Ndonëse edhe të tjerat radhazi, një, nga nj, kam për ti pi...
Në këtë natë të qet dhe të kthjellët bash sikur loti
Kur jemi bashkë, pranë njëri-tjetrit, kokë më kokë…
Me ndriçimin e natyrës mes yjeve edhe hënës plote
Apo dita e nesërme, si do që të ngryset vetë moti
Do të na lakmojnë, e xhelozojnë, shoqe dhe shokë…
Dhe hiq asaj nate nuk do t’i dihet, siç ajo di të jetë vet
Qoftë me diell, mjegull, apo të duket dendur me re kot
Të jemi dytë uniket, si dikur… ashtu qofshim edhe sot...