Sot po me dukesh me e bukur
Se çdo diell qe lindë në mëngjes
Qe e gjen fytyrën tende plot gaz
E sytë tu plotë jetë
Thinjat tuaja mbi kokë
Si livadhet me lule te bardha në qershor.
Dora e jote pakë po dridhët
Për këtë 8 Mars ti shtrenjët a ne botë
Tani po ta lemojë ballin e ngrohët
E po të ndihëmojë te lahesh e vishesh
Kur po te ofroi një ndihmë të vogël
Po me duket vehtja ime
Se jam njeriu me i lumturi ne botë .
Për ty qe për ne ishe si krua nen qiell
Ti qe je si deti ngjyrë blu,xeherore
Ti qe kalove luginës se vdekjës
Për te sjellur e për te rritur fëmijë ne këtë botë
Ti kalaja e durimit
Gojëmbla e përrallave dhe ninullave
Të gëzimit.
Si sot e gjithëmonë
Kujtoj fjalët e këshillat tua
Kur te bllokohej telefoni
Biro teknologjija ka hecë e përparuar
Si vetetime
Thirre arësyejen e ruaje durimin me mua
Sa bukur i ruajta kujtimet tua Nenë
Kur isha i lastruari i shtëpisë
E ti me durimin me të madh
Me ndihëmoje ne mbremje të shkruaj
E të mesojë
Nen dritën e zbeht të qirirt.
Me zemrën mal dhe ato dy duar.
Nënë edhe pë ketë 8 Mars
Dashurija për ty s`ka kufij
Qielli nuk ka moshë
Loti s`ka gjini
Lulet ppeshqesh i zemrës
Gjithëmon te freskta janë për ty!