Urime 8 marsin edhe sot Nënë,
Ku unë asnjiher së të dhurova lule.
Së arrita të përqafoj e shum vite pa të parë,
Të shifja të gëzuar .e të shuaja atë mall.
Kaher me buz në vaj të zinte zgjuar mëngjesi
Pa pas edhe kafshaten e gojes për tuajët fëmi
Belbëzimet në vete nga dhembja e shpirtit
Madhështia jote prap ipte ngrohëtsi.
Loti kurr së tu tha por e mbjte veten,
Në dritare mbete duke prit qdo ditë.
Lemerit e dallgve na ndan se na lan bashkë,
U tretem u humbem pa u pa muaj e vitë.
Kaher të urova festat nga larg nëna ime,
Ku su dëgju fjala e së depërtonte zëri.
Dhembjen e shkruaja në mure me gjakë,
E kurr së arrita të ju shoh ty nënë e baben plak..
Sot po të uroj prap moj nëna ime e dashur,
Kur kujtoj atë diten qe nga ty na ndanë.
I shofë ato duar të zgjatura nga unë,
I shofë ato fëtyra që me lotë u lanë..
Nënë.
Ti ishe madhështore për jetë e mote,
Që linde shqipe në rrugtimin tuaj..
Ti që sakrifikove jeten në mbrojtjen e fëmijve,
E që su dorëzove represaleve kohore kurrë.
Ti linde dhe rrite bij e bija për Atdheun,
I ngrite dhe i mësove i lartsove mbi yje.
Kosovës ja fale lulet e pranveres.
Për Liri të, pa ndarë, të bashkuar e të pa thuer.
Ti Nënen e Martirëve, dëshmorë e atdhetarë
Me lot e dhembje e në zemer që mban barrë.
Nënë ti ishe dhe dot mbetesh gjithnji ajo.
Madhështi e Lavdija e Kombit Shqiptarë.