Ushtarit

Kultura

Ushtarit

Nga: Xhelal Hoxha Më: 12 mars 2023 Në ora: 09:54
Xhelal Hoxha

Populli po e qanë, se si dikur e vranë?!

Na ndodhi trishtim e tragjedi e ranë

Fatkeqësisht, jo njerëzisht e kombtarisht

Ushtarin e UÇK-së, që dikur e vranë

Nuk po dihet kush, e si e vrau pabesisht?!...

Nga kjo dhimbje e ngulitur fort në shpirt e mendje

E gjithë familja, të gjithë kombi, populli  po e qanë!

Cilido që e qëlloi, e ngriti dorën e krimit mbi te

Çoftë edhe i ashtu quajtur shqiptar e vëlla

është i njëjtë me gjak të keq, por edhe me vepër

krejt si hasmi ynë, që në botë më të keq s’ka

Zoti e natyra, mos e lashtë pa e vra!

 Po thonë:Deri kur do jetë kështu?...

Po pyet mendja e shëndosh e njeriut

Oh, sa terr, krejt zi e tmerr!

Sa trishtim e dridhje truri, që s’gjen qetësim!

Sa tradhti e tragjedi, dhe sa keq, për dreq!

Vrasjet te ne ende po na vazhdojnë…

Akoma jo njerëzisht, mjerisht e fatkeqësisht

Atyre që kësi soji veprojnë: Turp, turp ju qoftë!

Për ushtarin tanë, Ata marrja në varr i mbuloftë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat