Katërmbëdhjetë marsi erdhi,
Ngjyrat më të ëmbla derdhi.
Dhe këtyre hënave
Sot rilind jeta e re.
Erdhi prapë Dita e Verës,
Të mirat - në prag të derës!
Të parët na kanë thënë,
Që kur jeta është zënë:
Është festë që nga paganët,
E dinë të tjerët dhe tanët.
Çamarrokët, për ditë vere,
Në shegë varin guduvére.
Çelin lule trëndafilat,
Këndojnë thëllëza, bilbilat.
Më e bukur bëhet bota,
Jeta, ajri, fryma, toka.
Sa i kaltër u bë qielli,
Sa ëmbël po qesh dhe dielli.
Kullon mirësi natyra,
Pranverë na çel fytyra.
Dit' e Verës na prufsh fat,
Shqipet fluturojnë lart!