Rrenacakët

Kultura

Rrenacakët

Nga: Xhelal Hoxha Më: 15 mars 2023 Në ora: 11:06
Xhelal Hoxha

Ata rrejnë kur flasin

Ata rrejnë kur rrinë

Ata rrejnë  kur rrasin

Ata rrejnë edhe kur pinë…

Ata rrejnë kur rrejnë të tjerët

Ata rrejnë kur shohin ëndrra

Ata rrejnë pa fije turpi të mjerët

Ata rrejnë në zhgjëndrra

Ata rrejnë në dasma

Rrejnë edhe në krushqi

Ata  rrejnë në urrejtje

Ata rrejnë në raste vdekje

Ata rrejnë edhe për dashuri...

Ata rrejnë në paqe

Ata rrejnë në luftë

Ata rrejnë në çdo mënyrë

Ata janë me maska në faqe

Ata s’kanë fare fytyrë!

Ata s’tregojnë kurrë t’vërtetën

Ata kur flasin gjithmonë rrejnë

Atëherë janë saktë, mjeshtrit e rrenave

Ata mendojnë s’e rrejnë popullin

kur janë në gjumë dhe atëherë kur flejnë…

Ata rrejnë kur nuk pyeten

Ata rrejnë e assesi nuk mejnë

Rrejnë kur deri në fyt zhyten

Ata rrejnë edhe kur përgjigjen

Rrejnë kur fitojnë, por edhe kur digjen

Ata rrejnë për komb gjithmonë

Rrejnë për atdhe e flamur

Dashtë Zoti e natyra jonë

Të mos  takohemi me ta kurrë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat