Po servirët ushqimi
Me piruna e pa thika
Ushqimi i ndarë në pjata
Nga Europa dhe Amerika
Patët oreks o nuk patët
Patjetër me hangër
Urdhëri:”Merre ose leje”
Është i vetmi tagër
Me duar dhe gojë shprehet
Për byrekët me gjizë
Njëri e kundërshton këtë
“Mbrenda gjeta një mizë”
Tjetri e merr fjalën
Nuk më pëlqen ky yrnek
Vërtet mua ma kona
Vetëm sallata dhe biftek
Duart e lara o të palara
Duhet t,i qoni në gojë
Kështu janë përcaktuar
Regullat për këtë lojë