Burrat e mejdanit
Para se të nisej, Kurti për në Ohër,
Në Kamenicë, reflekton manovër.
Brezit kufitar e lëshon një kushtrim
Për Medvegjën: “Kapia do zbatim!”
Afër Dardanës, karshi Malësisë,
Vjen në Bujanoc, Vuçiq i Serbisë.
Ngre zërin, në tubimin pa marifet
E nis Lëvizjen Popullore për Shtet.
Nga këto spektakle, të dashur miq!
Fundi i dialogut, nuk duket hiq…
Po edhe sikur, të ndodh mrekullia,
Marrëveshja e Ohrit, si ujku e dhia!
Shkojnë t’i lypin brirët në kreshtë,
Për t’i lënë edhe veshët e leshtë.
Sa mirë Evropa, na fut si gjithmonë,
E ka gjet Ohrin, të lind asociacion.
Nga lindja me bisht, del diçka tjetër,
E ngelin si shkronjat e zeza në letër.
Ideja e asociacionit, taktikë politike
Për të mos thënë, një gropë septike.
Ndaj edhe Vuçiqi, nuk e ka të lehtë,
Këtë takimi të Ohrit e merr me siklet.
Në kohë kur Putinin, po e pret të ziun,
Për të lozur Haga, si macja me miun.
Pastaj vijnë në prill, gjitha varg e vi’
Targat e makinave, zgjedhjet në veri.
Prapë me probleme, me fletarrestime,
Shpërthejnë protestat, me barrikadime.
Sa do të zgjasin, këto procese shkurt?
- Si loja e litarit, tërhiq e mos këput...
Veçmas për shqipet, si pjeshka e ndarë,
Nëpër disa shtete, me shumë bajraktarë!
Sevdail Hyseni
(Karikatura marrë nga interneti)