Fjala është e baras vlefshme me njeriun e vërtetë
Ndonëse njeriu vlerësohet me vepra e punë të mirë
Në jetë të bënë të çlirohesh, dhe të ndjehesh krejt i lirë!
Filozofia e mençur popullore thotë:
Populli ynë ka shumë dhimbje e plagë shpirtërore
Prandaj, fjala e mirë shëron plagë njerëzore...
Thonë: Se gruaja, ose burri i mirë
Ose ta len fjalën, ose ta len trashëgim vajzën, apo djalin
Thonë se ajo ka, edhe shumë të mira të tjera...
Mirë por, fjala e mirë dashuri zgjon e shërim ofron
Fjala e mirë deri sa janë dashnorë pa kurorë
Ajo bashkë i ofron, grua e burrë i marton
Shumë njerëz brez, pas brezi...shëron, shton e trashëgon...
Ndonëse pa asnjë dilemë të madhe assesi
Për çdo njeri qoftë të ri, apo të jetë plak
Fjala e mirë, puna e virtyti i tyre lënë gjurmë
Ku shërojnë plagë, që kullojnë vazhdimësi gjak...
Pra fjala, vepra e puna e çdo njeriu të mirë:
Ka aromë shpirtërore, të dashurisë njerëzore
Siç është ajo e virtytshmja e njeriut për njeriun!...