Ku është fshehur Gjeniu,
njeriu që flet si populli;
njeriu që qan si populli,
populli që bën bashkimin...
Ku është fshehur Gjeniu?-
pyesin nënat e baballarët;
njerëz nga i gjithë atdheu
ç ́po bëjmë ne shqiptarët?
Ku është fshehur Gjeniu?
që askund nuk po duket?
Ai, më i bukuri i këngëve,
ai, më i bukuri i flamurit.
Ku është fshehur Gjeniu?-
pyet Atdheu i zemëruar,
pyesin fshatra dhe qytete
pyesin pjesët e pushtuara!...