Duhet t’i kujtojmë vetes tonë
Se s’mund t’bëhën ndryshimime,
Pa e pranuar ligjin e gabimimeve
Me kompromis dhe marrëveshje.
Nuk ka formula dhe as nene ligjore
Që ti mësojmë përmendësh prore,
Lidhur me ndryshimin e krizës së jetës
Më atë që kërkon të lirohesh prej urrejtjes.
Sëcili duhet të bëhët vetëvetja
Të vendos për jetën e vet të lirë,
Të përballoj mangësitë që ka jeta
Dhe të plotësoj nevojat e veta.
Sëcili kërkon ta gjejë vet vetëvetën
Dhe kërkon ta drejtojë vet jetën,
Duke luftuar pengesat dhe ligësitë
Të mos i dorëzohet pritjes e pasivitetit.
Marrëveshja i përcakton detyrimet
Dhe kushtet cilësore në mes palëve,
Format e bashkëpunimit dhe veprimit
Përmes rregullave e rrugëve të pajtimit.
Marrëveshje nuk quhet përdorimi i forcës
Marrëveshje nuk quhet përdorimi i dhunës,
Marrëveshje nuk quhet loja me fatet njerëzore
Marrëveshje nuk quhet aroma e gjakut dhe barotit.
Marrëveshje quhet vetëm ëndërra pa brenga
Marrëveshje quhet aroma e bukës së freskët,
Që shtrohet në sofrën e gjerë me plot fëmijë
Aty rreth e rrotull ku ushqehen të gëzuar e të lirë.