Këndon dikush në ajër, një zog a një shpirt i zi, apo janë zërat e maleve që mbërrinë deri tek ti si një dhëmbje që nuk sos, apo fryma e rënduar e Urës sa emermadhe: të Milotit, (Urës me harqë, Urës e Zogut etje) që nga moment në moment mund të bije e dhe pse jeton me legjendën e kahmotshme. Apo janë amaneti ikanak e fjalët e pashprehura të ingjinerit të famshëm Gjovalin Gjadri?
Drejt maleve levizin retë me gjiret plot. Bije shi. Tani sa herë vjen rrebeshi e të godet me vuajtje dhe mundime e ti akoma nuk jepesh dhe pse gjithkujt në përkuljen tënde sikur i tregon vuajtjet e tua sikur të kërkosh një vend ku të mund të mbështetesh vetëm pak si i mbyturi që edhe një fije kashte mund ta shpëtojë. Por askush nuk ka dert se shpirti i lumit të Matit tërbohet. E ti a thua kacafytesh me të e lufton të mos biesh, të mos shbëhesh, e të mos shëmbesh.
sa do të zgjasë kjo kacafytje sikur pyesin brigjet që ti bashkon prej afro një shekulli e klithin nga dhembja ashtu siç klithin jehonat. E trevat në Veri që ti për një shekull lidhje me pjesën tjetër të vendit. Eh sikur pyesin ç’janë këto namë të zeza.
Lumi i turbullt që mban trungje, vrapon nën ty me peshën e vuajtjes e a thua vrapon në kërkim të legjendes së humbur edhe pse a thua gjithnjë e dëgjon gulqin tend teksa trupi të dridhet ndërsa mbyt grahma dhimbjesh gjer në zgrip. Medet.
Mbështetur në një plep të zhveshur degëpërkulur, një i moshur e hedh vështrimin në këmbën e urës që harqet mbi vete si mban dot e është zhytyr në thellësi. Mendueshem pati qëndruar edhe Gjovalin Gjadri specialist i Minsitris së Punëve Botëror që kishte lindur në Shkodër në vitin 1899 e qe shkolluar, pas përfundimit të studimeve të mesme në vend, në Austiri për Ingjineri Ndërtimi në vitin 1925 kur ministri i vuri përpara projektin e urës mbi Mat që më vonë do të quhej Ura e Zogut e që do të lidhte trevate e veriut me trevat posht lumit të Matit. E kush tjetër me mirë se ai mund të zbatonte projektin e realizuar nga Ingjinerit gjerman MARSH i cili kishte realizuar edhe disa projekte të tjera në Shqipërinë e asaj kohe.
I specializuar për ngritjen e Urave Gjevolin Gjadri, falë përgatitjes së tij, dhe diplomuar në universitetin më prastigjioz të Austris ralizoi me sukses konstruksionet e guximshme në betonarme të paratensionuara, duke krijuar kështu jo vetëm një urë e cila do të lidhte Veriun e Shqipërisë me pjesën tjetër, por së pari një vepër arti të mirfilltë.
E veshtroj atë plak të vejtër mbështetur në atë plep të anuar që me vete mermërit -Erdhen kohë të çuditshme thotë plaku me vështrimin të ndalur mbi urën që lidh dy brigjet e udha e vjetër që lidhte trevat tash ngjanë si një shteg i mbyllur. Deshi me t’nemë po në moment një vetëtimë e fuqishme përmës qiellit të bërë si çerep i zi paralajmëroi një bubullimë. Furtuna sulmonte me rrëmbim, furtunë e pamëshirshme.
Gjovalin Gjadri në vitin 1927 shkon në Moskë ku punon për më se katër vjet në Insitutin e Urave në Moskë ura mbi Mat tashmë ishte një ndër veprat e rëndësishme të ndëruara në vend. Në këtë periudhë Moska kërkon specialist të zot në fusha të ndryshme të cilët i inkuadron në vende të ndryshme.
Plaku i vjetër aty tek ai plep i anur sikur thoshte dorzanë bash jam se tash njëqind vjet ky lumë ikte poshtë asaj ure që spyeste për furtuna të tërbuara e ai lum as gjarpër s’mundi me u ba para madhështisë së harqeve të saj ani se ranishtja rreth saj a thua se ngjante me lëkurën e gjarperit.
Inxhinjer Gjadri nuk kishte ndalur së punuari dhe së kontribuari për vendin e tij kështu ai në vitin 1937 kthehet në Shqipëri dhe rifillon punë si projektues dhe ndërtues i urave dhe objekteve të tjera. Përfaqëson Shqipërinë në disa konferenca dhe kongrese ndërkombëtare për fushën e ndërtimeve. Në 1936 merr pjesë në Kongresin e Dyte Ndërkombëtar të Ndërtimeve në Berlin, ku referon mbi urat në Shqipëri. Në këtë punim të tij ai ndalet në mënyrë të veçantë dhe trajton hollësisht ndërtimin e Urës së Gomsiqes.
sot urës së tij mbi lumin Mat po i vjen vdekja vigane e para rezistencës së saj për të mos u rrëzuar. Parlementi më së shumti ngjan me një shtëpi mortore që se fsheh dot të vërtetën e lumi derdh dallgët e tallazet vërsulen drejt bregut kërkojnë të mos e shembin pse është monument kulture i rëndësisë së veçantë ndërtuar bash prej atij ingjinieri fisnik që e donte këtë truall e këtë vend, atij ingjineri që e vijoi veprimtarinë e tij dhe kontributin e tij si ndërtues dhe zbatues edhe pas Luftës së Dytë Botërore sidomos në fazën e parë kur rindërtimin i vendit shtrohej si një çështje e rëndësishme.
Miloti ngjante sikur t’i ketë rënë mortja në atë vit pas largimit të gjermanëve që kishin bombarduar dhe shembur një pjesë të saj. Gjovalin Gjadri rikthehet dhe të rikonstruktojë urën e dëmtuar pjesërisht të Milotit duke e riaftësuar dhe duke e kthyer në funksionale atë. Falë punës dhe pregatitjes së tij u riaftësua ura Vajgurore, Ura e Rrogozhinës, e Matit, e Milotit etj.
Gjadri projekton dhe ndjek punimet në ndërtimin e disa urave në vendin tonë kështu është kontributi dhe mendja e tij që bëri të mundur ndërtimin e urës së Kuçit në Vlorë, të Limuthit, të Gjolës etj.
Projektimi dhe zbatimi i këtyre objekteve realizohet nga ingjinieri Gjadri duke qënë si punonjës shkencor në Insitutin e Projektimit dhe Ndërtimit.
Në vitin 1974 ai realizon një projekt të gjërë për portin e Durrësit, projekt i cili nuk u pranua dhe nuk u mbështet nga Insituti i Projektimeve për pasojë Gjovalin Gjadri tërhiqet dhe merret me punë të mirfilltë shkencore. Falë punës dhe aftësive të tij ralizohet vepra madhore në tri vëllime”: Mbi shkencën e konstruksioneve”
Gjovalin Gjadri vdiq në vitin 1974 duke mos marrë kurrë vlerësimin e merituar për punën dhe veprën e tij.
Në vitin 1993 vëndi ynë realizon një emision postar në njërën prej vlerave filatelike të të cilit vihet Gjovalin Gjadri.
Por tash ura e tij mbi lumin Mat, pra Ura e Zogut po shëmbet. Pushtetarët heshtin dhe fërkojnë duar e presin që ajo të rrëzohet.
E çdo të bënte gjadri nëse do të ishte gjallë ai ishte diplomuar për të ndërtuar ura siç dinte ai, po nuk ishte ndërtues lumenjesh e lumit të Matit e më tej të Fanit ua kanë marr shpirtin e i kanë gërryer deri në palcë pikërisht ata dhe kompanitë e tyre fantazma që si tufa korbash krrokasin në emër të drejtësisë. Ç’namë të liga që mbollën mbi këtë vend e mbi këtë truall. E bënë që vendi të ecë mbrapsh si gaforret për të mbërritur deri në shekullin e ri. Natyrisht kjo do të ndodhte dhe urat e Gjovalin Gjadrit do të shemben e njerzve që e duan këtë vend s’u ka mbetur gjë tjetër veç t’u luten lumenjëve mos e zgjeroni shtatin.
Udhëtarët kalojnë aty në brigjet e lumit ku ura rënkon e grahma të mërzitshme dhëmbshurie i zënë. Aroma e trishtimit mbështetur në harqet e saj të mrekullueshme.
Bubullijnë horizontet Amanetin as dheu nuk e tret. Gjovalinj Gjadri në varr ndoshta nuk gjen qetësi. Zyrtarët heshtin e krrokasin për lloj lloj marrëzish. Ehe korbat i përkasin rracës së këngëtarëve pohon dikush.
-Ç’vend është vendi ku rrena është ligjë pyet dikush po më kot. Dikujt i dhemb ikja jote moj urë e shenjtë.
Sa herë kokrrat e shiut ja nisin me u përplasë nëpër gurë a qielli arnohet me re vende vende. Nisin mallkimet ndërsa televizoreve shfaqen ata me sy që dhelpërisht ju shkëlqejnë e përbetohen se ju dhimbset ura e ajo do të rikonsruktohet e të jetë serish momoment kulture i dorës së pare. Ah medet o të pa udhë, ju jeni si djajtë që fshehurazi hidhni sytë nga udha po sa herë udhën do të mërrni atyre anëve terslliku do t’ju ndjekë në çdo hap është nama e gjama e urës që Gjovalin Gjadri ndërtoi për brezat.
ju si hije do të turrereni të premtoni urë e rrugë të reja ani se ura mbi Mat po shembet. Nuk pran kori i hijeve e ju zantë syte nama e gjama e buka e mortit.
dhe një herë e rindërtoje urën, e mos e lerë të shembet se të gjallët janë të vdekur më keq se ajo që s’ka dallgë ta përlaj. Po si ska një dallgë të përlaj plehrat si ata që ….