Në një rreth vicioz janë
si mishi ngjitur për thoj
Janë mbledhur Kuvendarët
“si hienat shfaçur me çakoj”
E kanë futur në mes ” luanin”
Po dojnë me shky-përbi!
Qesin tym e zjarr nga goja
Po qesin vrerë të zi!
Flasin tepër me fjalë të pista
Nxjerrin blozë e akuza
Me shumë fytyra janë bërë
Janë të fliqur e përjargur keq
nga goja e nga zuza...
Shajnë flliqt të mjerë janë
si t’ishin dalur në ring-meq
Ato siç janë, ma zi e ma keq
marrin nëpër gojë, atë edhe ëmë
Si në Prishtinë, poashtu n’Tiranë!
Na tregojnë prralla të mira
me plot rrena e magji...
ofendojnë, shajnë bërtasin si të krisur
I vërsulen njëri-tjetrit, zi e ma zi!
Pa dallim si në Kosovë dhe n’Shqipëri!
Nuk po gjejnë dot rrugëdalje…
dritës-llampës t’ia gjejn fitilin…
Njëra anë “qeshTiton”
Ana tjetër “mbronë Fadilin!”
Ka ardhur kohë e keqe thonë:
Kosovës t’ia sjellin shpëtimin…
Na u çjerrën maskat, na u ba beteri
Herë pas here n’skenë parlamentare
Na del si shpesh “edhe xhaxhi Enveri”…
Një lutje për ju e kemi
Kuvendit-lutje të rrallë:
Mosni ju lutemi shumë
Se na bëtë kahre edhe neve
Ndërsa ju ndërmjet veti
U bëtë gaz dhe u bëtë përrallë!
Korigjohuni e përmirsohuni
Sa s’është bërë tepër vonë…
Pashë nderin e kombit e t’Zotit:
Punoni njëhere në jetë, mirë e drejt
Na folni pak ma rrallë e pëmallë
Se n’kuvend nuk jeni përgjithmonë
Bëni më shumë nder punës e Kuvendit
O ju delegat-e dhe njerëz të këti vendit
Bashkë-ofrohuni, punoni e bëhuni unikat
Për nderë të kësaj lufte që patëm dikur
Për hirë të Trepçës me shumë xehe e dukat…
Për hirë të viktimave tona të zhdukura
Pë shpirtin e tyre, që nuk morëm sado hak…
Që ne si popull i vuajtur, pa shtet ishim
Për mbijetesë dhe lavdi të këti vendi që kishim
Që dhamë shumë... dhe derdhëm gjithë këtë gjak!...