Sa shumë flasim unë dhe ti
Endrra të cilat kthehen në lot
Për jetën flasim si pa e kuptuar
Ikën ajo dhe gjurmët i lëmë unë dhe ti
Misterët çdo ditë duke u shtuar
Në këtë botë të trazuar
Ecim duke qeshur një ditë
E dita tjetër rrjedh një lot i trishtuar
Sa shumë gjera mësojmë
E sa shumë i lëmë pas në hijen e jetës
Gëzohemi kur kemi pranë dashurinë- e zjarrtë
E hidherohemi për ate qe larg eshte
Edhe pse mendimet ndryshe i kemi
Por diçka të përbashkët na lidhë
Forca e madhe e dashurisë
Jam njeri unë dhe ti
Ëndrrën e ruajmë thellë në brendësi...
Elvira Zeneli
Bregut të detit
Sonte dua të eci,
Bregut të detit
Të shikoj hënën
Së si i flet
Me sa dashuri ajo
buzëqesh detit
Dallgën e tij dua ta ndjej
Kur puthi rërën në breg
Sekretin tim të jetës
Këtyre dua t'ia besoj
Dhe flakës se etnes
Që ngjaj me të
E di shpirtërat ku e kanë folen
Në thellësinë e fundit tënd
Në dyluftim me jetën e yjeve
S'kanë vdekje kujtimet
Që me mua u mishëruan
Si mishi e thoni
Si ëndrra që herë më mbytë
E herë më ringjallë
Dhe endem bregut të detit
Në temperaturat e acartë
Janë janarët që i sfiduam
A do të jetojnë q vdesin një ditë.
29 janar 2023 Elvira Zeneli
Jeta
Si mund të themi se është jeta
Mos është letër e bardhë
Apo një dashuri e rrallë
Që kurrë nuk kthehet më
Ndoshta jeta mund te jetë
Edhe tokë pa ujë
Edhe det pa valë
Pranverë pa lule
Eh jeta mund të jetë
Pa frymën time
Pa ëndrrën që sërish të shoh
Pa sytë e tu që më bëjnë me lot
Jeta mund të jetë
Edhe pa im zotin tim
Pa dashurinë e tij
Ajo nuk është jetë
Veç ëndërr e trishtë
Që s`dua ta shoh më.
Elvira Zeneli 31 Janar 2023
Nga Elvira Zeneli
Ëndrra e munguar
Trëndafil
Ti më je shikimi i syve të mi
që më ke munguar
me vite e shekuj
Je ëndrra
që kam ëndërruar
Dje dhe sot
Je jeta që e dua
Ta jetoj për sot dhe nesër
Je puthja që dua sa të gjitha lulet
Ta shijoj çdo çast të jetës
Je zemra që unë të dashuroj
Ty trëndafil
Ti je drita e diellit
Të kam aromën e ditës së re
Që i ke munguar dritares sime
Me shekuj dhe vite
Pranë dritares dëgjoj
Vetëm këngën e bilbilave
Kur ma sillnin pranverën
Ma herët së pranverat
në kopshtin tim
Dhe me mua do të rritësh trëndafil
Dua t'i kam gjethet tua pranë syve
T`i puthi me buzët e etura për ty
Eh, sa herë loti më tradhëton
Kur të shoh si perëndeshë
Në sytë e mi
Trëndafil
Bota pa ty s'ka aromë
S`ka as dashuri
As jetë s`ka.
Vallëzoj në ëndrërr
Me ty dua të vallëzoj
Me ëndrrën e bukur të dashurisë
Valsin e lumturisë dhe melodine e shpirtit
Që vetëm unë e ti e dimë
Në ëndërr dua të flas me retë
Të sjellin shi në zemrën e të dyve
Stuhitë t`i ndalojnë përgjithmonë
Nga toka dhe nga ëndrra e jonë
Me ty dua të buzëqeshi
Kur mbrëmjet s`kanë hënë
Dashurinë e ruaj vetëm për ty
Si vargu që s`ka kurrë fund
Edhe ditën e mendoj ëndrrën
Sa vallëzim të bukur mbrëmë bëmë
Për dashurinë tonë veç yjet dinë
Kur na panë të bashkuar në përqafim
Sa e bukur ishte ëndrra mbrëmë
Kështu do doja çdo natë të ëndërroja
Ndoshta fluturoj bashkë me pulëbardha
Sa uroj që mos të jenë kurrë përralla.
5. 02. 2023 Elvira Zeneli
Flokët
Flokët e tu të gjata
Dot jo kurrë s`i harroj
Më kanë lidhur fortë
Dot më nuk duroj
Zemra ime forët po rreh
Mendjen time ma ke marrë
Të kam shpirt ti e di
Veç me ty dua të rri
S`di si më shkon dita
S`di si më shkon nata
S`verdhojnë flokët e tu
Flokët e tu të arta
S`di së si pa ty
S`di si kalojnë ditët
Z`bardhën flokët e mi
Vitet po më ikin
S`di së si duroj
Dora për t`i prekur
S`flas dot me gojë
Kam mbetur e mekur
Lëri fjalët e botës
Kjo është jeta jonë
Të bukurën ta jetojmë
Njëherë vijmë në këtë botë
Aman Aman lërmë
T`i prek sado pak
T`i prek e ty të marr erë
Varg zemrës t`i jap.
Elvira Zeneli