Zëri i bukur i bilbilit këndon këngën ilirishte,
shungullima e zymbilit tregon çerdhen pellazgishte!
Pellazgo-ilirishtja janë të pandar gjuhë e njejtë,
aromë zymbili e këngë bilbili fluturojnë s’kanë për t’ndejtë!
Nga pellazgo-ilirët gjuhë t‘njejtë do të sjellë Zoti,
në Arbëri nga furtunat ndëryshoi emri edhe moti!
Gjuha ishte e pandar,
n’mbrojtje t’saj vjenë Shqiponja dy krenar!
Shqipja s’ndalet fluturimthi për t‘gjetë çerdhe në Iliri,
kërkon vendet ku këndon bilbili me aromë zymbili!
Për t’vendos emrin e të parëve,
në vazhdimësi atë të shqiptarëve!
S’ka kush t’i ndal këto gjurmime,
janë të drejta pasurime!
Ta kthej Zoti titullarin,
legjitim e sjellë shqiptarin!
Të parët e tyre ku i krijoi Zoti,
në vendet e shqipës t‘lulzoi moti!