Shoqata e Intelektualëve shqiptar “Trojet e Arbrit“ me dhimbje të madhe e mori njoftimin për kalimin në amshim të piktorit të dalluar Mentor Ejupi-Toro.
Mentori gjatë gjithë jetës se ti ju përkushtua 100 % artit dhe la gjurmë të pashlyera duke pikturuar portrete dhe imazhe shqiptare. Ne do ta përkujtojmë me pietet të madh edhe për faktin se ai në vitin 2004 kur e filluam aktivitetin tonë në Hamburg të Gjermanisë jo vetëm që ndihmoj në aspektin organizativ por edhe e punoi edhe logon e Shoqatës “Trojet e Arbrit“ logo që shoqata jonë e ruan me nderë të madh.
E nderuara familje e Ejupi,
Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit “ ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj! Zoti ju lashtë shnosh,Mentori pushoftë në paqën e amshuar!
Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit“ ju ngushëllon mr.sc.Nue Oroshi Kryetar