Mësues – sa fjalë e madhe Sa fjalë me peshë, Mësues – sa emër i madh Me dituri mveshë.
Mësues – sa emër i dashur Sa emër i dinjitetshëm, Mësues – dije e dituri Jetë, bardhësi, lumturi.
Mësues – emër madhështor Emër i bukur, si mali me dëborë, Mësues – si të thuash prind Emër i dashur njëqind për qind,
na e mësoi ABC-ën Rrugën e dijes na e trasoi, Rrugën e jetës na e mësoi, Rrugën e të vërtetës.
Mësues – sa emër me vlerë Mësues – i dashur emër Mësues - fjalë e ëmbël Mbetet përherë…!
(Vjershë për fëmijë)