Kur erdh pavarësia
U gëzuam shumë
Menduam
Se gurbetin do ta harrojmë
Për t' mos e përjetuar kurrë.
Vit pas viti
Gurbeti nuk u ndalë
Kosovën e lëshuan
Edhe shumë më shumë shqiptarë.
Gjerë kur do t'vuajmë
N'vendet e huaja
Duke mos i shijuar
Bukuritë magjepëse
Që i ka Kosova
Dhe monumentet historike
T'vendeve tona.
Kosova është vendi
Më i pasur n"Evropë
Hajnia dhe korrupsioni
E kanë varfëruar n'extrem
Duke i sjellë vuajtje dhe mjerim
Popullatës tonë t'shkret
Duke e lënë n'mëshirën
E fatit t'vetë.
Gjerë kur do të zgjasë
Kjo e keqe për vendin tonë
Përveq politikës
Këtë s'e din askush
Politika është fajtore
Për t'gjitha t'këqijat
Të cilat pas luftës
I kanë ndodhur
Vendit tonë
Kosovës Nënë Loke
Që ka vuajt aq shumë
Nga mizoritë serbe
Kundër popullit shqiptar
Pas dyndjeve të serbëve
Nga Karpatët në Ballkan
I aneksuan tokat Ilire
Me dhunë e terror.