Sot është përvjetori i 144 i lindjes së aktorit të madh austriak me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiut.
Ai mishëroi shumë personazhe në shpirtin dhe zemrën e tij prej artisti dhe rrëmbeu zemrat e publikut europian.
Moisiu luajti edhe në rolin e Hamletit të Shakespeare dhe shumë role të tjera ku edhe shkëlqeu me talentin e tij.
Për këtë aktor austriak me origjinë shqiptare kam në dorshkrim edhe një libër që do t'i kushtohet këtij gjeniu arbëror i cili jo vetëm se shkëlqeu por, edhe e pasuroi teatrin dhe kinon europiane e botërore, duke i dhënë botës së artit dritë nga dielli i tij i brendshëm.