S'i ta them, këtë sekretin tem?
fare nuk e di, moj e bukura jem!
por dua ta dish edhe ti këtë msheftësi
Dua që të them ate, krejt qartë e haptazi
I ka ardhur koha të jesh në dijeni...
Më çmende mua, me këtë sharm e këtë bukuri!
Lum e lum për ty, për ata dy sy që mi ki
Porsi ujë deti, me ngjyrë sikur qielli
Me ngjasojne mua krejt, si ngjyrat nga ylberi!
"Këtë gjë mirë e di, mua bashkë me ty
Shumë do t'na lakmojnë, Njerëz, zogjë e bilbila
Ndoshta pak, nga pak, por si me xhelozi?
Me ngjyrën e aromën tonë, ngjajmë në trëndafila!"
Ti më je krejt komplete, si një emira zanë
Për fjalën e nderit, edhe zonjë e ranë
Në fjalë, ecje, në llukun tan të larë...
Me qëndrim dinjitoz e puntore si bleta
Që deri më sot kurrë nuk e kam parë!
Na iku dimri, po presmi të na vie pranvera
Me lule drimiçare e lule manaferra
Do të dalim të takohemi, si gjthë herave tjera...
Pa durim po presësh ti, të t'via unë te dera
Të t'via pa durim, te ti do të gjejmë shpëtim
Do të presim së ashku, që të na vie edhe vera
Të na ruhet fytyra, që t'na ruhet ndera!
Pres që të nxej dielli, që t'mos na fryej era
Do t'na gjej të lumtur, të bashkuar n'krahun tim
Të përqafuar te dyt bashkë;si dy shqipe n'fluturim!...