Vetëm famë pa punë pa anë
Bërë bashkë rezila e katila,
Garpij, hardhuca e kërmilla
Marshallah o, baraba!...
Fillon marshi me pllakata
Derdhën jargë e shamata,
Shajnë e fyejnë e përqeshin
Fjalamanët e gumzhojnë sheshin.
Kështu bëhët marshi i barabajve
Të dehur nga politika e rakia,
Sikur pajtohet kështu drejtësia
Që e ka futur në grackë ligësia.
Disa të turpëruar me plot halle
T’shoqëruar me mulliça e leshugiça
I kryejnë planet dhe shablonet
Prej sheshit e drejt n’kafiqa.