Ujqër e arinj
Gjarpinj e shtërpinj
T' plagosën shumëherë
Qenër e hiena
Nga jashtë e nga brenda
T'kafshu'n pa ndërprerë
Fytyrë- kameleonët
Edhe shpirt- masonët
T'sollën helm e vrer
Por Ti i fortë mbete
Asnjëherë s'u stepe
Shqipe si përherë
E jotja fuqi
Kurrënjëherë s'shteron
Nga ky truall buron.