Me nga dalë o Zorraxhi
Në qorrsokak pse ke hy?!
- Pak si mbrapsht ke hip në kalë
Nuk ke frerë, as nuk ke shalë.
Në këtë rrugë s’të shohin sytë
Maskarallëqe deri në fyt:
- Fukarallëk, skamje, mjerim
Fajet vet i ke o trim!
Ke hy llugave me do shokë
Nuk të lënë qime në kokë,
Kanë me të qethur si kasnec
E nga prapa dhe një spec...
Duke të hipur në biznes
Si gjithherë me interes,
- Nxirre këtu, futja atje
Nuk lë vend të hysh në dhe!
Të hysh në dhe për së gjalli
Kur drejtohesh nga çakalli,
- Në politikë dhe në tregti
Zorraxhi, që s’ka si ti!