U ndjeva si vals që vallëzon vetëm!
Mes dhjetra veglave murikore shtrirë në skenë,
si nota pa tingull,
si poezi pa titull,
si pentagram ku lapsat rëshqasin si në pistë akulli!
Si letër dashurie nisur për të dashurin…..
dhe përfunduar për veten!
U ndjeva…
Si ndjenjë e humbur……
Si dert i lumtur…..
Si dallgë pa shkumbë….
Si gjëmë pa bujë….
Sikur, s’të njoha dot kurrë.
Ti me vjen
Ti më vjen si një puhizë e lehtë
Dhe papritur ëmbël më përpin
Nuk kam frymë të them sa shumë të ndjej
Buza dridhur, buzës tënde mbin.
Herë më vjen si urragan
që më rrëmben
E… vërshëllima jote
Në mijëra copëza më shpëthen
Herë më vjen si nata
dhe lehtë më mbulon
Mes mijëra yjesh
Mijëra diej më zgjon.
Dashuria të bën të lirë
Perplasje
Kjo përplasja jonë në ajër
Pa një shkak pa një arsye
Prej dëshirës tonë të fryrë
Që shpërtheu se… s’gjeti dyer
Kjo ,
grindja jonë prej kalamai
Që një herë shan e një herë qan
Një zot e di a do mbarrojë
A, sa mbarron prapë do fillojë
Thonë, dashuria të dryshon
Bën fëmijë kë dashuron
Thonë të bën edhe të çmëndur
në imagjinatë e në dëshirë
Unë
Që një jetë jam kundra rrymës
Them dashuria të bën të lirë
Pa destinacion
Do të ndez një ditë makinën
Pa destinacjon
S’do të marr asnjë bagazh
asgjë, as telefon…..
Me vete do marr veç shpirtin
dhe Ty, në diapason.
Dua të shoh makina ime..
sa larg po më çon
Karburant , dashuria
Ti dhe kënga jonë.
Do të ndez një ditë makinën
Pa destinacjon
Do tja heq edhe tavanin,
Qiell , ajër dhe timon.
Do më përshëndesë dielli
Hëna do më kërkojë
Do të darkoj unë bashkë me yjet
Ti,
vera që pikon.