Populli dikur shpeshherë thoshte:
Ne po punojmë, lërojmë e mbjellim arën
dhe po e hedhim njëtrajtshëm në tokë farën
Atë që do mbjellim, atë edhe do ta korrim...
Ara e mirë, por si duket është fara e keqe?!
Ara na e rritë, na e bënë dhe na e shton farën
Dhe fara e krijon pasurin e shton bereqetin
Ajo e shtonë njerzimin dhe mbush arën...
Thoshin dikur të urtit, të ditur e të mençurit:
"Arë e pa farë, mori e bardha, Zarë;
Farë e pa arë, në tokën tonë të ndarë!"
Fara është afërsia nga vëllau i gjakut
Ndërsa ara është afërsi prej motrës
Fara dhe ara; vëllau dhe motra,
Që ishin e janë; sinonim nga votra
Ne Shqiptarët paçim fat në të ardhmen
Dashtë Zoti e natyra e dalshim faqebardhë!
Thoshin dikur:Ari provohet në zjarr
Ndërsa, sëpata provohet në mal
Ndërkaq njeriu i mirë, është besnik e fisnik
burri i fortë provohet në beteja të vështira e në luftë
Që shtrohej shpesh here:Kush e koritë njeriun?
Përgjigja do të ishte e thjesht:Të fismin asgjë!
Ndërsa, të pa fismin, ose të pa njeriun
lakmia për të pasur-përvetësuar kamjen
Zare, mori e bardha, Zarë
Mbille, mbaje, ruaje mirë këtë farë!
Zare, mori e mirë dhe e mbarë:Amanet këtë arë!
Trashigim këtë farë, për njerëzit e mirë e të mbarë!
Me një dëshirë të madhe e porosi të qartë:
Sa më i lartësuar dhe me faqe të bardhë
Me një popull fisnik, bujar, trim e unitar
Gjithmonë qoftë e daltë, Kombi ynë Shqiptar!...
Xh.H.