Sytë mbyll
Dhe fluturoj në kohë:
Ledhatimet e përkëdheljet e tua
I ndjej në lëkurë
Bashkë me aromën dehëse
Të parfumit tënd.
Puthjet e tua,
Si vula noteri
Ku hipotekohet
Dashuria!
Lundroj në detin e kujtimeve,
Mes puthjeve të zjarrta
Ndjej se s'jam vetëm,
Erëmojmë në krahët e njeri-tjetrit.
Pastaj nisim vallëzimin e puthjeve
Në pistat e trupave tanë,
Aty ku mrekullia ndodh
E jeta rrjedh pakuptuar,
Dashuria shkrihet ne NJË
E bëhet përjetësi!
... Të kërkoj e nuk të gjej!
Erën e parfumit ke lënë
Në ëndrrat e mia,
Si një pëshpërimë që zgjon ndjenjat
E i stërpik me vesë lotësh.
Kthehu e më puth si atëherë,
Jo në ëndërr!
Në krahët e mi eja serish!
E di që shpejt ti do të vish
Te kjo furrë e shpirtit
Që djeg dhe shëron, Na lumturon
Dhe jeta bëhet shpirt!...