Thonë të urtit, të mençurit e të diturit, se jetës nuk i dihet...
Mirëpor, edhe nëse pas kësaj bote, jete të rreme e të shkurtër
Ne të gjithë pa dashje, një ditë s’do të jemi më e do të vdesim
Ose si do që të jetë ndodhë, ndonjë i pa pritur apokalips
pas tersit të pa menduar dosido, ndonjë katrahurës e vdekjes sonë
Nëse një ditë, eventualisht;” do të zhdukemi e gjithë familja jonë”...
Unë-ti , do ta fshehim e s’do ta tregojmë, qoftë larg, as sëmundjen tonë
Përsëri do të mbijetojmë për ty, dhe bashkë do të mbesim!
“Pas vdekjes, përsëri do të ringjallemi dhe gjatë do të jetojmë...
Për këtë do të na ndihmoi ndoshta, Zoti-Hyji jonë?!”
Apo, si ta quajmë fati , natyra me fuqin e sajë, ku do të themi:
Për hir të dashurisë sonë të madhe, që e kultivuam pak si vonë
Dhe e ruajtëm bashkë si sytë e ballit, që gjatë do ta kemi...
Në veçanti për rritën, jetën e shkollimin e djalit tonë!
Do të jemi krejtësisht të bekuar, të uruar dhe të lumturuar
Ku gjithmonë do të bëjmë: lumë e lumë, e lumë…
Për ty, o ma i miri i të mirëve, i mbetjes e jetës, yni pëllumb
Ku do të bëjmë çmos, ngase do të duam edhe shumë e më shumë!
Ne të deshëm e të duam gjersa të rrojmë përgjithmonë...
O i ndrituri, i shkëlqyeri dhe i ngrituri, në qiell e tokë, ylli jonë!
Për të dhuruar jetën, shpirtin, dashurinë, lumturinë e begatinë tonë
Gjatë gjithë jetës u kujdesëm,” dhe do të kujdesemi edhe pas sajë”…
Në prehrin, mendjen e zemrën tonë: Gjithmonë do të mbajmë!...
Xh.H