Më forcon, dashuria ime - jote
sa të ketë jetë e mote!
qëndro aty, në shpirtin tim, imja dashuri
Më rinon, dashuri ime -jote
nuk ka e nuk do të ketë moshë,
edhe nëse sëmuremi, patjetër se do të na shëron!
Më verbon, dashuri e imja - jote,
zemër dlirë e shpirt bardhë ajo kërkon,
ajo shpirtin tim- tëndin, na e shëron!
ajo, kudo ku të jemi
unë e ti, peshë na çon.
dashuri e imja-jote më vretë!
dashuri e imja-jote më ngjall
ajo për mua , është e lirë.
dashuri imja-jote na burgos në lumturi,
dashuri imja-jote na çliron në paanësi.
Dashuri e imja-jote s’na len të qetë,
dashuri e imja-jote na qon peshë.
dashuri japim pa masë e pa kthim,
në shpirtin tënd e në shpirtin tim…!
Dashuri e ime - jote
së bashku deri në amshim, edhe përtej kësaj bote!