O sa mirë…
O sa mirë me qenë Malok
Me çeleshe përmbi kokë,
Çifteli, sharki e fyell
“Lavdi n’qiell e bytha n’diell!”
Zbret nga mali në qytet
E çon jetën me gajret,
Mjafton çajin dhe duhanin
“Për një plesht e djeg jorganin!”
Nuk e do të vetin pranë
E lidh punë me shejtan,
E ndihmon një zorraxhi
Pa lyp hak, as llogari…
Kështu Malokun e do jeta
Që s’e gëzoi kurrë e shkreta,
Duke bredhur poshtë e lart
Mes dy shtetesh refugjat!
Por, Maloku s’është siç duket
Stil të jetës i ka truket,
Sherr i tij në derë Stambolli
Nga meselet askush s’polli!
“Gjëmon mali, polli një mi”
Diku thellë në Malësi,
E ngre zërin një Malok
-Tha s’është mi, por maçok!
Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)