TË HIQET QAFE GJAKPIRËSI- s'mundet pa luftë. Lufta kërkon vrasje, shkatërrime, zhdukje, uri, e tjera... E ne të gjitha edhe pa luftë i kemi në kurriz dhe asgjë s'do të humbim.
LIRIA ËSHTË E SHENJTË. Le të vdiset për të!... T'i rrokim armët. Ta ndrrojmë profesionin. Të dalim prej odave. Të shkojmë në rrezik. T'i lëmë anash dëshirat tjera, planet vetjake - të jetojmë për luftë. Të luftojmë për liri. Kjo është detyra më e madhe që prej nesh e kërkon trualli. Duke e kryer këtë detyrë do ta gëzojmë fitoren. Me përkushtim ndaj vendit të bashkuar si një, të vazhdojmë drejt lirisë me guxim, disiplinë, afërsi e solidaritet. Ndryshe nuk i qëndrohet luftës. Mos të brengos aq armata që është e dënuar me luftë kundër vetes. As teknika e kundërshtarit që do të bëhet e jona ., sepse pa zemër dhe gatishmëri gjer në vdekje për qëllim, pas humbjeve te para ajo makineri do të ndalet para nesh.
Përparësia jonë është malli, toka që e njohim pa harta topografike, fëmijët që ruajnë kafshët, përroi që ka një malësor që në gji mbanë bukën, që të gjithë janë bashkëluftëtarë tanë.
Luftërat e deritashme në trojet e ish jugosllavise treguan se çdo orvatje e armatës, aty ku nuk ka mbështetje nga populli, është e kot dhe ekzistencën e ka të numëruar me ditë...
Kush me qizme do të shkelë tokën, në vend të bukës do të gjejë vdekjen. Asnjë luftë nuk u fitua duke shkuar përpara pa prapavijë. Shkau tek ne s'mund të ketë prapavijë. Do t'i priten rrugët, do të sulmohet në çdo kohë; do të befasohet dhe do të pritet kudo, sepse NE JEMI NË VENDIN TONË...