Me Mikun real; Aldon komunikojmë shpesh virtualisht edhe nga përtej kontinentit!
Edhe dje, me rastin e pashkëve e uruam njeri-tjetrin!
Ndoshta ka dalë në pension nga mosha, por nga mëndja është xhedit i ri!
E ndjek me merak situatën në vendin i tij, nga vendi i huaj!
-Kemi hapur fushatën e zgjedhjeve- i them.
-“Të zgjedhjeve, apo të zgjedhës”?- më thot.
Mi ngre kukujset, ç’është e vërteta, po nuk e bëj dot hasha, “dalje”- as “stop”!
-Nuk po shikon, po mbjellim pemë?...
Miku më kthehet i revoltuar.
-“Ore po e besoni dhe i votoni atë, me ata që i kanë shkulur edhe rrënjët Atdheut, dhe po mbjellin pemë në atdheun e shkretuar, që i kanë shkulur edhe rrënjët e djeshme dhe po “mbjellin” apo vjellin pemë sot?
Hëm. Mblodha buzët.
-E po; ka edhe mëndime ndryshe- i thash.
-Ore- më kthehet prap i revoltuar!
-“Është e vërtetë që ka dhe pranohen mendimet, mëndjet ndryshe, sidomos në shoqëritë, politikat e emancipuara
-Por, duhet t’i dallojmë, madje t’i vaksinojmë dhe ndajmë: Mëndjet Ndryshe nga mëndjet e Ndryshkuara!
Si dhe duhet t’i ndajmë: Mendimet nga veprimet! Mendime ndryshe, po veprime të njëjta, të përbashkëta!
-Do t’i pranojmë mendimet Ndryshe, apo t’i vuajmë mendimet e Nryshkura”?!
- më përgjigjet miku im.
-Këtë se dija, e mësova, ma plotësoi-Aldua: “Mëndje Ndryshe dhe Mëndja e Ndryshkur”?!
E qepa gojën, mblodha rraqet!...
Më kujtohet një postulati im:
Mëndja e shtrëmbër,
Nuk drejtohet kurrë,
Ta rrahësh në kudhër,
Ta djegësh në furrë!...
E kujton shpesh edhe; Veroja- Kunati.