Është stina më e bukur e vitit
Fushatë mbushën me lule
Natyra gjelbëron
Mërgimtarët më ndryshe
Bukuritë e pranverës
N' vend t' huaj i shijojnë.
Kur i shikojnë lulet
Pyllin e gjelbëruar
Iu kujtohen
Bukuritë magjepsëse
T' nënës Kosovë
Për shkak t ‘mërgimit
Nuk mund t'i shijojnë.
Ngushëllohen me ëndrra
Duke i parafytyruar
Bukuritë e pranverës
N ‘vendlindjen e tyre
T' cilat edhe pse n ‘ëndërr
Shpirtin ia mbushin
Plotë dashuri dhe mall
Edhe për Alpet shqiptarë
Që me xhelozi
I ruajnë n ‘gjirin e tyre
kujtimet e hidhura
Por edhe shumë krenare
Për luftërat e përgjakshme
Me hordhitë barbare
T ‘maleve Karpate
Që nga atje erdhën
Për t'i aneksuar
Tokatë shqiptare.