Kur shëtisnim, kur t’ përcolla
Ishte natë, kishte dhe hënë
Rruga, sheshi ndriçim kish
Për ty gjithçka ashtu ish.
Rruga kish drita, ndriçonte hëna, për ty
Ishe ti drita a ishe ti hëna, s’e di!
Kur po kthehesha, i vetëm, pa ty
Dritat sheshin kishin lenë,
Retë hënën kishin zënë,
Çdo gjë tani dukej ndryshe
Ndoshta pse tashme ti s’ishe!
Rruga skish drita, s’ndriçonte hëna, pa ty
Pse ikën dritat, pse iku hëna, s’e di!