Po, isha 24 orë në gjumë
Ferr. “Xhehnem”. Më përzunë.
Shkaku, se: nuk isha “musliman”
As, i krishterë. Isha, shqiptar.
Telefonin e kisha harruar mbi kokë.
Nuk e gjeja Ditën e Sotshme?!
Mes hapave të Raki Rrushit
Askuash, nuk më kishte bërë zile.
Isha i vdekur. Pa armiqë. Dhe, miqë
Xhadia, ma kishte thyer Derën.
Macja ime besnike. Bohemja
Kopilat m’i kishte lënë pas Dere.
Dhe, më këthyen në “Xhehnem”...
(Nga Libri me poezi: Burri i Grave, Shkup 2021).