Lexuese dhe lexues të nderuar, këtë ese po e nisi me dy mendime që motivuan autoren ta shkruajë këtë vepër madhore “Dosje krimesh të luftës, rrëfime të grave”:
1.Autorja,Sanije Gashi,gjatë jetës së saj, si gazetare aktive, ishte e bindur dhe e dinte se çdo gjë që nuk është e shkruar në letër,nuk ekziston në jetë dhe,
2.Po ashtu, ishte e bindur, që në Kosovë nuk jetohet vetëm për të jetuar, por këtu edhe vdiset për të jetuar.
Këto dy mendime motivuan autoren ta shkruajë dhe botoi kryeveprën e saj, DOSJE KRIMESH TË LUFTËS,RRËFIME TË GRAVE,në Kosovë,1998 – 1999”,libër ky, dëshmi e gjallë e plagëve, e lotëve dhe i shkatërrueses njerëzore, që është model se si duhet trajtuar e denoncuar vrasjet, plaçkitjet, trajtimet brutale, dhunimet e femrave shqiptare bashkë me poshtërsitë e tjera sistematike të forcave barbare, të armatosura të popullit serb ndaj popullit shqiptar, në bazë të një fushate të pavërtetash shpifse të regjimi serbomadh millosheviqian.
Meqë, të gjithë prokurorët heshtën për krimet e bëra në Kosovë, atëherë Sanije Gashi, me sy shqiponje,nga këndi i vështrimit, hulumtoi, grumbulloi dhe sistemoi lëndën e veprës së krimit pa ndëshkim, në Kosovë, në vitet 1998/99. Si lexues, kam përshtypjen që autorja,thellë në vetëdijen dhe në shpirtin e saj kishte një barrë, se ka edhe diçka të vlefshme për të kumtuar. Dhe, ky inspirimideje, mori intenzitetin e imperativit. Këtë vullkan të inspirimit e koncentroi në tërë forcën e mendjes dhe botoi këtë vepër të madhe. Jam i bindur se ky mendim imi do të përkrahet nga autorja e nderuar dhe nga lexueset dhe nga lexuesit.
Unë, si lexues i veprave të kësaj autoreje me renome të mirëfilltë, pas leximit të këtij tregimi dramatik - tragjik u rrëqetha, mbeta me plot mbresa të hidhura për vrasjen dhe torturat ndaj njerëzve, të pafajshëm, të paarmatosur, vetëm pse ishin me kombësi shqiptare. Andaj, ky libër është një histori e mizorive dhe krimeve të luftës kundër shqiptarëve që nuk guxon të harrohen. Autorja, Sanije Gashi, duhet të shpallet heroinë e këtij shkrimi, pas asaj çfarë ka dëgjuar nga viktimat dhe ka gjetur forcë të shkruajë për këto krime të llahtarshme.
Duke lexuar këtë libër lexuesi, bashkë me autoren, luan rolin e gjykatësit kundër krimit dhe ndëshkon të gjithë ata barbarë paramilitarë,policë e ushtarë serbë që bënë krime makabre. Atyre u vë në ballë simbolin dhe dangën e krimeve të papara, si çetnikë kundër njerëzimit, sepse ata ishin kriminelë ordinerë, që bënë krimin me vullnet e dashuri,si xhahilë gjenocidalë, gjakpirës që me veprimtarinë e tyre çnjerëzore, nuk respektuan as rregullat e luftës as moralin njerëzor. Ata përdoren përdhunimin e femrave shqiptare për të përbuzur jetën e familjes shqiptare si instrument të fushatës së tyre gjenocidale. Është i papranueshëm dhe veprim kriminal i qeverisë serbe, sot në Beograd, që ata vrasës i shpall heronj dhe i lejon të shëtisin lirisht pa asnjë ndëshkim! Edhe pse veprimtaria e tyre është një “histori e mizorive dhe krimeve të luftës që do të mbahen mend si një nga episodet më të errta të historisë moderne evropiane”-W.Walker.
Autorja,Sanije Gashi, ndërmjet dy kapakëve të Dosjes... solli e vendosi shumë të dhëna të krimit të forcave gjenocidale fashiste serbe në Kosovë. Dhe, këto viktima të luftës nuk lejoi të bëhen viktima edhe të harresës. Ja disa nga krimet çnjerëzore që bëri ushtria dhe policia serbe bashkë me paramilitarët çetnikë:
Ekzekutimin e tmerrshëm,të familjes së Bajram Kelmendit me djem,avokatit të njohur nga Prishtina.
Shfarosja e familjes Deliu,në Obri të Epërme,në Drenicë
Masakra e Reçakut më 15 janar 1999,që ndodhi në Kodrën e Bebushit ku u vranë dhe u gjetën 42 viktima,
Vrasja brutale e dy grave shtatëzëna,Rukijes e Hamides,më 28 shkurt 1998 në Likoshan dhe Çirez,
Masakra e Rogovës së Hasit, kur më 29 janar 1999, u ekzekutuan 24 veta,në mënyrën më mizore me thyerje eshtrash
Ekzekutimi i prof.Fehmi Aganit,më 6 maj 1999
Më 24 e 25 mars 1999 u vranë intelektualët shqiptarë:dr.Izedin Hima,në Gjakovë,prof. Latif Berisha,Agim Hajrizi,ekonomist në Mitrovicë, Esat Bicurri,këngëtar.
Zhdukja e Bardhyl Çaushit,profesor me nam i UP,ishte i dekoruar nga Presidenti Rugova me medaljen “Dëshmor i Kombit”,ndërsa presidenti Fatmir Sejdiu,në dhjetëvjetorin e vrasjes e dekoroi me medaljen e artë “Mësues i merituar”
Rrëmbimi i vëllëzërve Bicurri,të cilëve nuk u dihej adresa deri kur pas dhjetë vjetësh kthehen nga gropimi masiv në Serbi bashkë me eshtrat e prof.Bardhyl Çaushit.
Torturat ndaj familjes Qerkezi në Gjakovë.
Pushkatimi i grave të Celinës, më 25 mars u ekzekutuan 82 celinas! Ajo çfarë nuk mbahet mend askund, në asnjë luftë të vriten të gjitha gratë me qëllim që të mos ketë më lindje shqiptarësh.
Në daçi mbytuni në Dri,në daçi shkoni në Allbani,ky ishte urdhëri i hordhive serbe kur hynë në dy Krushat ,duke i vrarë dhe djegur për së gjalli njerëzit. Ishte kjo një ekspozitë tmerri autor i së cilës ishin barbarët serbë.
Masakra mbi berishët në Suharekë, më 26 mars 1999 .
Tragjedia e familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë,më 28 mars 1999. Nga ky horrorr shpëtoi Saranda Bogujevci – Ana Frank shqiptare.E plagosur me 2 plumba në këmbë, 1 plumbë në shpinë, dhe 13 në dorën e majtë,që nga krahu deri tek pëllëmba.
Nata e shkrumbit në Gjakovë: kur i zgjedhnin dhe vrisnin inteklektualët shqiptarë.Ishte ferr i vërtetë,kur i ndiqnin shtëpi për shtëpi,maltretonin gratë,fëmijët dhe pleqtë.Dëgjohjeshin rafalët e autiomatikut duke vrarë shqiptarë dhe rrugët ishin mbushur me xhenaze, digjeshin shtëpitë e shqiptarëve njëra pas tjetrës!
Nëna shqiptare i thotë zonjës Hilari Klinton në Stankovec, më 19 maj 1999:”Kam parë kaq shumë tmerr,saqë nuk dua të kem më sy!”
Gratë shtatëzëna shqiptare,ishin të detyruara që për lindtore të “zgjidhnin” përroin e malit a tendat e najlonit
Në Kosovë kishte 450 puse (bunarë) me trupa njerëzish të vdekur dhe me kafshë të ngordhura.Viktimat më të reja ishin vajzat 13 vjeçe,ndërsa më e vjetra ishte 84 vjeçe,e fshatit Llapashticë,afër Podujevës.
Dita e 13 prillit 1999 ishte fatale për Mirdonën, Qendresën, Lindihanën, e Njomzën bashkë me gratë tjera, Salën,Hajrien, Fatimen e Sabrien dhe me gjyshin Salihun që policia i mbyti në bunar.Vajzat ishin 13,14 e 15 vjeçe.Kjo dramë tragjike ndodhi në fshatrat Kamenica e Studenica.,komuna e Burimit.
Lufta më e ndyer që bënin forcat barbare serbe ishte ajo me gra, me pleq, me vajza e me fëmijë. Në fshatin Poklek i Vjetër (Drenicë) ndodhi një tragjedi kur në prill të vitit 1999 i ekzekutuan dhe ua shtinë flakën 56 vetave,prej tyre 23 fëmijë,të moshës nën 12 vjeç!
Puset (bunarët) e vdekjes në Qirez:pesë vajza dhe tri gratë e Kozhicës u dhnuan dhe u hodhën në bunar
Rrëfimet e grave të Mejës që përjetuan tmerrin e 27 prillit kur u likuiduan 377 persona brenda një dite! Në Lëndinën e lotëve,tani flasin varret.
Flet Trashe Sokoli,paramilitari i Arkanit më tha: “ Ku po do me ta pre djalin?”Ajo lutet:” O Zot kurrë më këmbë e shkaut mos shkeltë në Kosovë!”
Zojë Preni,nga Korenica e Gjakovës:”M’i vranë pesë djemtë dhe bashkë me ta edhe 79 korenicas.
Në fund të prillit ’99,policë të maskuar serbë dhunshëm përplasën derën e shtëpisë së doktoreshave,të së njohurës Sehadete Mekuli,me të bijën Dritën,ushtrojnë deri në thyerjen e eshtrave e përgjakje dhe tërhiqen me kërcënimin, sa më parë ta braktisni shtëpinë e Prishtinën dhe të niseni për Shqipëri.
Gratë shqiptare të dhunuara:ishim të poshtëruara si qenie njerëzore.
Paramilitarët barbarë serbë dhunojnë vajzën 17 vjeçare, gjashtë sish,e mbyllin në shtëpi dhe prindërit i largojnë me dhunë për Shqipëri.
Nëna,flijon dinjitetin për bijtë,e dhunojnë dy policë serbë në banesën e saj në Prishtinë,veprim ky aq neveritës,aq çnjerëzor,aq i ndytë!
Vajza nga Prizreni erdhi tek pskiatri pasi e kishin dhunura serbët në Prizren. Doktor çfarë të bëj?A t’i tregoi të fejuarit çfarë më ka ndodhur?Doktori:Po,thuaja të vërtetën.Ajo i drejtohet të fejuarit: Urdhëro nëse më do,kjo më ka ndodhuir si shumë të tjerave jo me dëshirën time.
Nëna e dhunuar jeton në stallë.Kjo nënë përjeton dhunën tjetër,nga bijtë e saj të cilët e degradojnë deri në atë masë,saqë e fyejnë,e injorojnë dhe e leçitin nga familja edhe pse kishte flijuar veten për t’i shpëtuar ata! Tani jeton e ndarë,në stallë, në fund të oborrit!...
Ferri - Skëterra me rrëfime të grave
Serbia fashiste - gjenocidale, e mbështetur në amanetin e albanofobit Çubrilloviq,me plan të përsosur,gjatë shekullit 20,në veçanti në vitin 1998 – 1999, për të zhdukur personalitetin e njeriut dhe popullit shqiptar, nisi luftën e paprovokuar kundër shqiptarëve në Kosovë, me qëllim të shfarosjes së tyre. Pjesë e veçantë e këtij plani kriminal ishte shkatërrimi i qenies së gruas shqiptare,përmes dhunimit të saj dhe të vajzave shqiptare, si hakmarrje sepse ajo,“gruaja shqiptare e mundi Serbinë në Kosovë”.Andaj, në mënyrë çnjerëzore donte t’i hakmirrej asaj dhe popullit që përkiste.
Dhunimi seksual i grave dhe vajzave shqiptare u përdor si armë lufte kundër njerëzve dhe çdogjëje shqiptare në Kosovë.Pjesa e librit, Rrëfimet e grave”, është ferri – skëterra,është murtaja e individualitetit dhe shpirtit të femrës shqiptare. Mirëpo, autorja e librit, gjeti mënyrën e njerëzishme të komunikojë me to dhe, duke vepruar kështu, nuk lejoi t’i mbulojë këto krime pluhuri i harresës dhe ato t’i mbys vetmia. Në mënyrë reale paraqiti luftën e ndytë speciale kundër grave shqiptare e cila nuk preku vetëm gratë,por edhe burrat e djemtë e tyre.Traumat e skajshme fizike e shpirtërore, për fat të keq, shkaktuan pasoja dhe përçarje familjare më vonë,pas çlirimit të vendit.Nëna e dhunuar, për t’i shpëtuar djemtë, vendoset në stallë,në fund të obgorrit!
Rrëfimet e grave dhe vajzave të dhunuara janë të dhimbshme aq saqë njeriu nuk mund t’i përbijë. Autorja e librit,në këto çaste të rënda shpirtërore, detyrohej për një çast të ndërpriste bisedën me to. Çnderimi i femrës,që për traditën mijavjeçare shqiptare, ishte diçka shumë tragjike dhe poshtëruese. Barbarët serbë e dinin këtë dhe këtë akt çnjerëzor e quanin “trofe” lufte!(sic)
Kosova,shtet europian,është dëshmi e gjallë e krimit më çnjerëzor,gjenocidal i Serbisë, shkaktares së të gjitha luftërave në Ballkan.Është e tmerrshme dhe jonjerëzore përpjekja e regjimit vrasës serb,të fsheh krimin dhe gjenocidin që bëri në Kosovë duke transportuar trupat e vdekur të burrave, grave, vajzave dhe fëmijëve nëpër Serbi ose duke djegurv trupat e tyre në kompleksin e mierave të Trepçës në Mitrovicë.Si nuk i vjen keq popullit serb dhe nuk gjeti fuqi të reagojë kur dëgjonte britmat e fëmijëve dhe vajzave të vrara kur hidheshin në 450 bunarët në Kosovë. Është nonsens si barabaria serbe fare nuk çan kokën për Konventat ndërkombëtare kundër krimeve të luftës dhe Krimeve kundër njerëzimit!
Të gjitha krimet e Serbisë në Kosovë janë vepra kriminale kundër njerëzimit,si akte të vrasjes shpirtërore pas luftës,kur nënat, vajzat, prindërit vazhdojnë të jetojnë me vrragët e krimit në familje dhe në shoqëri.Këto viktima kanë për pasojë:ankthin,shqetësimin e të gjitha natyrave gjatë ditës dhe gjatë natës.
Pasojat më të rënda janë ato shpirtërore që kanë të bëjnë me çnderimin e grave dhe vajzave shqiptare. Sepse, nderi i gruas është një nga vlerat e shenjta shqiptare.Nderi konsiderohet si një faltore e shenjtë.
Gëzohem si lexues, që këto femra të dhunuara, të sakatosure shpirtërisht, gjetën autoren Sanije dhe i besuan, ia hapen zemrën dhe shpirtin për dangat që i mundojnë: me gjinj të prerë,me gishtrinj të këputur,pa një sy,me plagë të hapura në fytyrë...të gjitha me brenga të rënda shëndtësore e shpirtërore: me humbje të inidividualitetit, duke konsideruar veten banore në zonën e turpit. Për të gjitha këto viktima të fashizmit serb shkroi Sanija,në Librin e saj
Dosje krimesh të luftës me rrëfime të grave,dhe njoftoi opinionin e gjerë. Do t’ishte mirë që ky libër të përkthehet në anglisht, frengjisht,gjermanisht, italisht dhe arabisht e turqisht, sepse do t’ishte avokati më i mirë i shpalosjes së gjenocidit serb në Kosovë.
Mbresa nga leximi i librit
Pas leximit të librit”Dosje krimesh të luftës,rrëfime të grave” lexuesi nuk mund të jetë i qetë.
Së pari, një konstatim: Autorja bëri mirë që në krye të vatrës vendosi dhe ia dha fjalën z.William G.Walker,shpëtimtarit të popullit të Kosovës, i cili alarmoi botën e civilizuar për gjenocidin dhe krimin serb në Kosovë.Ky njeri human, në parathënie, orienton mbarë lexuesin për tematikën që shtjellohet në libër..
Ky libër fiton zemrën e lexuesit të mirëfilltë i cili bëhet partner i autores, bëhet pjesë e jetës së librit dhe dënon krimin me porosinë që kjo nuk guxon të ndodh askund dhe asnjëherë.Ky libër ka vlerë me afat të gjatë,që përherë funksionon.Ka përmbajtje edukative.U sajua në bazë të dialogut me njerëzit që kanë pësuar. Ky libër është stabil. I pjekur në çdo aspekt.Sidomos nga ana e industrisë estetike. Gjuha e librit është shembull konkret i kulturës së shkrimit të rrjedhshëm. Investimi për sajimin e tij është i madh: shëndeti i autores,të menduarit dhe përvoja jetësore e saj,të cilat s’ka kamatë që mund t’i paguajë, sa e si e meriton.Po theksoj, autorja s’ka nevojë për kurrëfarë miti,sepse ajo është e afirmuar dhe shpërblyer me shumë mirënjohje të merituara.
Lexuesi bindet se pena e autores është më e fortë se të gjitha armët e xhelatit millosheviqian që mbolli aq shumë vdekje,dhunime dhe mizori çnjerëzore ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
Libri është shkruar në mënyrën dëftore,që latinët do thoshin “fiat fustitia,pereat mundus”(të veprojë drejtësia) dhe “fiat lux” ( të ndiçohet ajo).
Sanije,aferim që për sajimin e librit bashkëpunove me njerëz të dijshëm dhe serioz:Nekibe Kelmendi,Madeleine Albright,Bamir Topi,Bernard Kouchner, Wesley Clark,Eliot Engel, Edita Tahiri, James Rubin,Tony Blair,Robin Cook,Hillary Clinton, John Watton, Bill Clinton,Agim Byci,shkrimtar, Josef Martinsen,Pajazit Nushi, George Robertson,Zana Shita, Kujtim Çashku, regjisor filmi, Nëna Terezë, Ismail Kadare,shkrimtar,Skënder Boshnjaku,neuropsikiatër, Zylfije Hundozi,neuropsikiatër,Riçard Holbrooke, Xhevahir Spahiu, poet, Ditëro Agolli, poet, Javier Solana, Anna Di Lellio, sociologe italiane,Helena Kadare,shkrimtare, Ramiz Kelmendi,shkrimtar, Burbuqe Rushiti, gazetare e televizionit NTV të Stambollit.
Autorja e librit,Sanije Gashi,është gazetare,publiciste,editore, luftëtare për emancipimin e gruas. Është ndër të parat gazetare shqiptare dhe më e njohura, e cila bën gazetari aktive plot 55 vjet. Është bashkëthemeluese dhe themeluese e dy revistave, Kosovarja dhe Teuta.
Krejt në fund: zonja Sanije Gashi, faleminderit që shkrove dhe botove edhe këtë libër,i cili është dhe do të mbetet arkiv, ku ruhet dhe muze, ku ekspozohet historia e re, tragjike e Kosovës.