Këtej e andej Ibrit,
Është tokë dardane,
S’janë gjithë të një brumi
Por pa dallim të një ane.
Valët e Ibrit sikur të dehura
Ato shpesh herë po trazohen,
Dikush thotë, se djajtë nën urë
Rrinë t’fshehur përgjojnë në zgurrë.
Këtej e andej Ibrit ska kufij njerëzor
Ura mbi lum brigjet i bashkon,
Ajo i hap krihet sikur një shqiponjë
Njerëzit t’lirë të lëvizin e të qarkullojnë.