Eci shtegut te pafundësisë
Nga marrëzitë e kësaj nate
Digjem si furrë
Ah, kjo erë misterioze
Çfarë po bën
Pse nuk më lëshon
Por më mban pezullë
Sytë dritëzbehtë të shpresës po
Më ndjekin si hije e shëmtuar
Dhembja duket e moçme
Përpiqesh ta ndërrosh udhën
Por zemra nuk të bindet
Të gjithë jetojnë në botën e marrisë
Nuk e shqyen dot harresën
Nuk mundesh jo
Pushtuesen absolute të zemrës.