Mos e lësho Kosovën
Prizrenin e as Gjakovën
Mitrovicën dhe as Rugovën
Dukagjinin e as Drenicën
Jemi t' bijtë e Hasan Prishtinës.
T' parët tanë na lanë amanet
Këtë tokë mos ta lëmë vetë
Është toka jonë
E larë me gjak
Cep e n' cep
Nga mizorit
Shtetit Serb
Që vrau fëmijë
Gra e pleq
E shndërrojë Kosovën
N' një kasaphane t' vërtetë.
Kush e lëshon vendin e vetë
Kudo t ‘shkoi
Për veç dëshpërim
Mall dhe vaj
As gjë t ‘mirë s'ka për gjet.
T' rinjtë tanë
Duhet ta dinë
Nuk ka vend
Më t ‘bukur n ‘Botë
Se Kosova nëna jonë.