Ai është dinak
Dhe tinëzar është
I pabesë vërtet
Pas shpine të vret
Gjithçka është ai
Ujk, hienë, ari
Madje dhe çakall
S'është vetëm njeri
Vërtet, njeri është
Që ecën me kokë
Veç tradhtisë, s'di tjetër
E lëshoftë kjo tokë!
Ai s'ka as familje
S'njeh komb, as atdhe
E njeh vetëm lekun
Në Zot të bëj be...
Sorollop ai është
Bastard a dobiç
Shet komb e atdhe
S'njeh shokë e as miq.
Rrufetë na i rënshin
E çafshin në dysh
N'tah t'rrafshit theftë qafën
I hienës këlysh!
Ai s'ka as moral
Si derri në mal...