O populli im shumë dashur
Të keni vetëm pak mëshirë
T,i ndihmojmë kësaj parie
Me pasuri nuk qenkan mirë
Shumica pa male, ara, fusha,
Shtëpi, banesa troje, pyje
Pa makina shumë luksoze
Apo hotele me pesë yje
Për çudi të të tjerëve
Në banka ndonjë qindarkë
Vërtet na lind dyshimi
A kanë bukë-ujë për darkë
Për gratë e tyre modeste
Vijnë lajme pak të trishta
Nuk kanë qafore të arit
Stoli apo unaza për gishta
Vjen një propozim modest
Themelimi e një fondi solidar
Kryetarët dhe deputetët
Të ndihmohen sa më parë