(Në datëlindjën e 618 të Gjergj Kastrioti)
Ndër shekuj flakadanë yje lirie patëm shumë
N´mes tyre Gjergji ynë shndrrit si diell rrezear
Vringëllimae e tehut të shpatës nuk ndalej në furtunë
Me trimëri ua theu kurrizin erërave nëpër dallgë.
Ai pat trupin shkëmb e zemrën kështjellë
Dorën çelik e vështrimin si vargmali
Gjithmonë ndër bashkëluftëtarët ka qenë
Gjergjit tonë i thurin legjenda ku frymon shqiptari.
Ai s`ishte i vetëm, por me shumë bashkëluftëtare
E sfidoi perandorinë ku ishte veziri e sulltani
Mbrojti nderin, pragun, tokën e parmakun e lashtë
Asnjë murlan s’e zprapsi atë lis të padjegur shqiptari.
Pogradec,9 maj 2023