Nga 15 shtete, vetëm 10 prej tyre kanë prekur finalen.
Në mesin e këtyre 10 shteteve janë: Finlanda, Norvegjia, Suedia, Kroacia Çekia, Serbia, Portugalia, Zvicra, Izraeli dhe Moldovia.
Kujtojmë që në natën e dytë gjysëmfinale, e cila do të mbahet më 11 maj, do të përfaqësohet edhe Shqipëria, me këngën “Duje” nga Albina & Familja Kelmendi.
Edicioni i sivjetmë po mbahet në Liverpool dhe e ftuar speciale natën e sotme ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.