Ca shqiptarë
Prindërit e tyre dikur
Bënin çmos
Për ta bërë Titon kumbarë
Sot për Titon
Nuk lënë
Fjalë t' keqe pa thënë
Duke u shti si atdhetar
Te ne për çudi
Brenda natës
Tradhtari bëhet patriot
Patrioti tradhtar
Kjo e keqe kaherë
Është duke i ndjekur
Ca pseudo shqiptarë
T ‘cilët për shkam e pasuri
Tradhtojnë komb e Atdhe
Si ca maskarenj
Që tradhtuan Skënderbeun.