Të heqësh dorë
Prej lojës në garë,
Është si të zbresësh
Nga kali n’gomar!
Sa do që vlerësimi
Qenka akt moral,
Qe do kur zhytesh
Rrastë në skandal.
Mirëpo, nëna parti
Mendon për çdo ditë,
T’ia gjej « kurbanit »
Një vend në pozitë.
Ngase na është mësuar
Për të qenë i pari,
Mjafton deri n’zgjedhje
Të jetë bajraktari.
Një shembull i mirë
Për t’na prirë fati,
Për thyerjen e mitit
T’ikjes nga mandati.
Që e kanë kapur
Për bishti siç thonë,
Si në komunizëm
Deri në pension.