Kujtime të hidhura n,mes udhës sqepojnë
Netëve pa gjumë si rriqërra të pickojnë,
Stinë harxhohen në etje të tretura
Sa lulet shkunden të njoma e të fjetura.
Erërat pa reshtur godasin në dritare
Ujqërit shëtisin dhe «yryshin» të lirë,
Plagët e moteve rrinë në qafë varrë
Ankohu kot zotrave në mure varë…
Në zemër të dërmuar reshin kujtimet
Dardania, një tokë e «nemur» e trazuar,
Kurrë betejat mbi trupin e saj nuk pushojnë
S’di, a janë kohëra të egra, apo të mbrapshta?.
Sikur në ëndërra rriten flatrat e zogjëve
E marrin në sy botën si nëpër prush,
Askujt si përngjanë foleja e yte me pyje
Madje më e bukura me hënë e me yje.
Çfarë kohe e garave dhe e epsheve t’vala
Zogjtë duke ikur në fanarin e hënës,
Fluturojnë me sytë e mallit n’krihet e mjegullës
Udhëve të gjata ku ditën e bart në shpind nata.
Fyejet në dritare dëgjohen tej skajeve të largëta
Ofshet e krahërorit vigan rrëshqasin mbi shkëmb,
Etja e uria e sundojnë botën, jetën e bëjnë dhimbje
Fryti i saj në mes nesh përqeshet i pa ngimur.
Zogjtë në kofinin e arrnuar i sqepojnë kalaveshat
Sqepat i kafshojnë, në përmallim i puthisin sytë,
I lumtë, dikush i këputi lidhset e nyjeve me dredha
Në ballin e gurit me rrudha përkunden kallinjt nga era.
Ora e largimit, orë e largët e më largë burimit
Hapat e ikjeve të netëve të vona, do kthehen në hije,
Një ditë, ikja do kthehet në përkulje të ëndërrave tinzare
Largë dikush nathotë përditë, kthehuni në votren e të parëve.