Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se vizita e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë.
Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se shtyrja e vizitës ka ndodhur për shkaqe të tij personale.
“Me keqardhje ju informojmë që vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë.
Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifkuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.