Si marimangë varë n’qafë na rri
N’sytë e botës së verbër stoli,
Dhembjet si prush therin në gji
Sa lule të njoma shkundën në sy.
Miliona frymor t’lodhur n’mes nesh
Uri e etje thyejnë me kocka përshesh,
Edhe n’hënë njeriu ka mundur me arritë
Por në tokë mjerimi i shtrinë duart përditë.
Bota në vrapa prapë do ngeli në hapa
Kërcen hopa-hopa e dehur me gota,
Sikur nëpër epruveta po testohet jeta
Etja dhe uria e shëmtojnë botën të dyja.