Dy dhimbje të mëdha
-Revolta e Spacit.,,,a Po harrohet ?!
Në 50 Vjetorin e Revoltës së burgosërve politikë në Spaç, Shqipëri
Pasi e denuan
për tradhti ndaj Atdheut
Mustaf Bajraktarin,
18 vjeç,
e nxorren lidhë
me tre policë
për ta demaskuar
si armik
në rrugën e fshatit
Askush nuk e pshtyu
në fytyrë
por e përcollën
me lot në sy
atë pëllumb djalosh
Isha krejt fëmijë
Si një film bardhë e zi
me partizanë e gjermanë
atëherë kjo pamje
para syve të mi kaloj
Policët më ngjanë
si nazistë
e djaloshi
në mes
partizan e hero
Për ironi
tani pas me së 50 vitesh
rruga mban emrin e tij…
Fëmijët e nipërit
E gjykatësve e të policëve
janë kryetar të mëdhënj
oficerë të lartë policie e prokurorë
Dajot e qeveritarëve të sotëm
i kërkuan dollarë nënës se tij
për t’ia gjetur
eshtrat e tij të hedhur
për të hapur mort
Nëna e Mustafë Bajraktarit
vdiq pa i lagë
eshtrat e djalit të vetëm
me lot
Eshtrat e këtij martiri
nuk dihen
se ku janë
as sot.
Stina e shiut
-Krushë e Madhe-Ukshin Hotit
Stinët pse nuk vijnë
në Krushën e Madhe
aty ka vetëm një stinë
stina e shiut
Lulet e Majit
aty pse nuk çelin
dhe pranverat
Pa pranverë aty vijnë
Qershitë aty nuk pjeken
e vera pa verë
vjen gjithnjë
Mollët në rrem
në fund vjeshte
ngelën
të mbërdhira
Zogjtë shtegtarë
nuk ikën në prag dimri
se në pranverë aty
nuk erdhën
Nga qielli i saj
pa pra
shiu nuk ndalët
e toka nuk ngihet
Një varr mbi gurë
është i hapur aty
Është Loti i nënave
qiell Kosove shi
që shpoj atë varr
në atë gur të zi
Ukshin Hoti
Vetëm lot
të falem ty
Ti fale
dy metra dhe
stinët nuk do të vijnë
Loti nuk do të ndalët
e stina e shiut
pa diell.