Xhubleta shqiptare e lashtë 4 mijë vjet tashmë është një pasuri e të gjithë njerëzimit. tashmë xhubleta shqiptare është pjesë e UNESCO-s.
“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!
Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Kosovë e ne Mal te Zi.
Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Iliriane, nëpërmjet së cilës ne paraqesim
iliro-arbërore është parë jo vetëm në Besën dhe traditat tjera të kombit tonë, edhe në veshjen apo kostumin kombëtar si xhubleta i cila është dalluar në kontinentin europian si një kostum i fisnikëruar dhe i bukur. Mandje në shumë role në teatrin europian e botëror është përdorur kostumi ynë iliro-arbëror kombëtar si kostum model dhe për zbukurimin e skenës së teatrit apo të aktiviteteve tjera kulturore. është e vetmja që tregon identitetin e kombit shqiptar nëpërmjet motiveve, ku emblema më dukshme për të gjitha është shqiponja dykrenare të kombit tonë që malesorët tanë e përcollën brez pas brezi.
pra Paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike të gjetura në Bosnje, por edhe në vise të tjera të Mesdheut, që i përkasin mijëvjeçarit të dyte p.e.s dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetar.
Në misterin e xhubletës janë një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te Zoti, dashurinë për atëdhe dhe bukurinë e femrës malësore.
Raportohet se në arkivin shtetëror ne shqiperi ndodhen diku tek 33 xhubleta.
Por jo vetëm kaq pasi mësohet se koleksionet private shkojnë deri në qindra.