Si kështu, Florinë?
Si???
Shumë herët na ngrive buzagazin në fytyrë
Ike drejt qiellit në kaltërsi
E na le shkrumb në zemër
Loti i patharë, pa ngjyrë
Na mbeti gjithnjë.
Shkove herët pa lamtumirë.
Atje larg
Në rrugën e lagëm me lotë.
Në zemër thellë
Na pate hyrë bijë,motër,nuse nënë,
Juriste e re si rreze që rrezaton.
Çuditërisht aty u ngujove
Dhe kurrë s’na hiqesh nga zemra
O lule që na kujton pranverën.
Fëmijët na i le të vegjël,
Sa pak dinin për jetën
Për Nënëmirë ndiejnë mungesën .
Po thërrasin.
Po pyesin me zërin e dridhur me zërin e ngrohtë
-Nga qielli na sheh nënëFlorina
Edhe ditën me diell
Edhe natën e errët me shtrëngatë e shira.
E plotë me mjegulla.
Ngado që shkojmë e kudo qe vijmë.
Ti je për ne busull për pastërtinë.
Fytyra e çiltër na vjen si hënë e si diell.
Po të kemi në shpirt si të të kishim një qiell.
Kur cingërin zilja të porta e bacës
Zëri yt na ndriton terrin e natës.
Për të hapur portën
Se po na mungon në shpirt po na mungon në çdo hap
Sugaresha e bacës dhe e mamasë!
Ikin ditët vitët e motet
E sytë tanë nga lotët nuk janë tharë.
Ka kohë që s’jemi parë. e zemra është si një eshkë mbi prush
Na duhet të mësojmë çka është jeta e gjatë
Mashtrim a realitet?
Apo një sofër pa ujë e pa bukë?
Eh, si ikën vitet si kalorës që rrugën e ngatërrojnë.
S’di çka të shkruaj s’di se si fëmijëve t’ua spjegojmë
Na ike para kohe o Nënëmirën gojëmjaltë!
Në qiellin plot yje
Të shohim e na sheh
Çdo natë…..